Ushtruesja e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, një në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.
Por nuk dihet si do të veproj me gradimin e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu që dyshohet se u gradua kundërligjshëm në gradën diplomatike Ministër, shkruan Gazeta Insajderi.
Insajderi para tetë muajsh kishte raportuar se si Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit dyshohet se ishte graduar kundërligjshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në gradën diplomatike Ministër.
Sadriu më 15 korrik të 2019-ës ishte ngritur në detyrë nga ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili e kishte emëruar atë pozitë pa iu dhënë rekomandimi nga Drejtori i Përgjithshëm, rekomandim ky i nevojshëm për gradimin e bashkëshortit të Osmanit.
Mirëpo me të ardhur në krye të diplimacisë kosovare, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, kishe shkarkuar disa diplomatë, konsuj e ambasador që sipas tij ishin emëruar me vendime të kundërligjshme, por njëjtë nuk kishte vepruar edhe me Sadirun, bashkëshortin e Vjosa Osmanit.
“Në periudha të ndryshme të historisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme ka pasur gradime të diplomatëve dhe në tërësinë e këtyre vendimeve mund të ketë shkelje eventuale të bëra nga qeverisjet e kaluara. Deri më tani, qeverisja aktuale nuk ka bërë gradime të reja dhe kurdo që do të bëhen ato, do të jenë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore që parashihen për këtë proces të rëndësishëm të Shërbimit të Jashtëm”, kishtin thënë në një përgjigje për Insajderin, ministria e jashtme atë kohë e drejtuar nga Konjufca.
Po ashtu Insajderi muaj më parë e pati siguruar edhe letrën ku kërkohej të rishqyrtohej edhe njëherë vendimi për gradimin e Prindon Sadriut.
Në vendim për gradimin e bashkëshortit të Vjosa Osmanit thuhej se Sadriu merr gradën diplomatike “Ministër”. Po ashtu saktësohej se i njëjti do të shërbente në misionin diplomatik të Kosovës në Shkup të Maqedonisë Veriore me mandat 4-vjeçar, shkruan Insajderi.
Ndërsa sot, pasi bëri buj, emërimi i Flakron Shalës, djalit të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shalës në postin e konsullit të përgjthshëm, presidentja, Osmani edhe shfuqizoi vendimin e emërimit të djalit të Shalës.
Përveç Shalës, Osmani shkarkoi edhe Blendi Kilajn, djali i ish-kreytarit të Komunës së Malishevës, nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj në postin e konsullit në Lubjanë.
“Në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, u.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani-Sadriu sot ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Insajderi.org