A do të japë dorëheqje Albulena Haxhiu? Vjen lajmi i fundit nga konferenca e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A do të japë dorëheqje Albulena Haxhiu? Vjen lajmi i fundit nga konferenca e saj

    Insajderi
    25 March 2023 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    “Për çfarë të jap dorëheqje. Është mirë ta pyesni opozitën pse po e kërkojnë dorëheqjen time”.

    “Konsideroj se kur kanë parë vullnetin tonë, seriozitetin tonë për të vazhduar me reformat në drejtësi, ata kanë filluar më kërkesat për dorëheqje, sepse po i cenojnë interesat e tyre”, tha ajo në konferencën për media, pasi opozita kërkoi mbrëmë dorëheqjen e saj, pasi shkeli Kushtetutën.

    “Për sa kohë jemi duke ju shërbyer qytetarëve ata do të vazhdojnë më kërkesat e tyre. Por, do ti dëshpërojë dhe të ju them se në do të vazhdojmë përpara”.

    Derisa në të kaluarën ata që e shkelnin Kushtetutën i quante “superkriminel”, sot ka thënë se nuk jem dorëheqje për kë çështje, madje e ka kontestuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    “Në të kaluarën kemi pasur qeveri që nuk i kanë shërbyer qytetarëve, por interesave të tyre”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark