A do të jetë Ministër i ri i Shëndetësisë? -Haxhi Avdyli flet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do të jetë Ministër i ri i Shëndetësisë? -Haxhi Avdyli flet për Insajderin

    Insajderi
    10 November 2021 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrit i ri i Shëndetësisë pritet të emërohet ditë në vijim, kështu u shpreh kryeministrit i Kosovës Albin Kurti.

    Kurti tregoj se ministri i ri në këtë dikaster nuk do të jetë nga partia që ai e udhëheqe, Lëvizja Vetëvendosje.

    “Këto ditë do ta emëroj ministrin e ri. Nuk do të jetë nga Vetëvendosja por do të jetë nga shëndetësia”, tha Kurti.

     Një ndër emrat e përmendur për ministër është ai i deputetit Haxhi Avdyli nga Lista “Guxo”.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Avdylin për ta pyetur se a është e vërtet që ai pritet të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë.

    Avdyli në përgjigjen e tij nuk pohoi e as nuk mohoi nëse pritet të jetë ministër i Shëndetësisë apo jo.

    “Nuk kam kurçfarë deklarate, më vjen keq”, tha shkurt Avdyli për Insajderi.

    Ministria e Shëndetësisë ka mbetur me ushtrues të detyrës pasi ministri Arben Vitia dha dorëheqje për të garuar për kreun e kryeqytetit të Kosovës./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark