A do të jetë sërish ministër? Rashiq konfirmon votën për Qeverinë Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të jetë sërish ministër? Rashiq konfirmon votën për Qeverinë Kurti

    Insajderi
    15 April 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka thënë se komuniteti serb do të jetë i përfaqësuar në qeverinë e re, teksa ka konfirmuar se do të votojë pro formimit të Qeverisë Kurti

    “Siç e kemi thënë edhe më herët, unë do të votoj sepse konsideroj që një përfaqësim i madh në këtë moment është partia më e madhe shqiptare në Kosovë”.

    A do të jetë sërish ministër? Ai pohoi që po.

    “Besoj që po, sa i përket meje”, ka thënë Rashiti.

    Në hyrje të Kuvendit për seancën konstituive, Rashiq që ka siguruar një nga 10 ulëset e dedikuara për komunitetin serb, ka thënë se nuk e di nëse deputetes Duda Balje i është ofruar ndonjë post qeveritar.

    Rashiq në Qeverinë Kurti 2 ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark