A do të ketë ‘Big Brother Vip 5’? Flet Ledoni Liço - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    A do të ketë ‘Big Brother Vip 5’? Flet Ledoni Liço

    Insajderi
    28 April 2025 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ku fitues u shpall Gjesti, moderatori Ledion Liço ka dhënë një lajm të madh për publikun: formati do të rikthehet shumë shpejt me një edicion të pestë.

    Gjatë emisionit përmbyllës “Post BBVA”, Ledioni paralajmëroi se përgatitjet për sezonin e ri tashmë kanë nisur.

    “Bashkë do të shihemi dhe në ‘Big Brother 5’, që do të vijë së shpejti”, deklaroi Liço, raporton Insajderi.

    Ky është edicioni i dytë radhazi që Liço moderon këtë spektakël shumë të ndjekur, duke sjellë në ekran fytyra të njohura të showbizit shqiptar dhe momente që kanë mbajtur publikun të mbërthyer për javë të tëra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark