Lionel Messi është duke e shijuar aventurën e tij me Inter Miamin në MLS.
Ylli argjentinas u bashkua me Luis Suarez, shokun e tij të ngushtë, shkruan Express.
E raporte të ndryshme theksojnë se mund të ndodh një ribashkim edhe me Neymarin që është me kontratë me klubin nga Arabia Saudite, Al Hilal.
Megjithatë, Messi tha se momentalisht nuk ka asgjë.
“Ne flasim shpesh! Madje kemi një grup me ne të tre, përfshirë Luisin. Ney flet perfekt spanjisht. Një mesazh i vogël për ta transferuar? Jo, nuk e di. E vërteta është se tani është e vështirë. Ai është në Arabinë Saudite dhe mendoj se i ka mbetur edhe një vit nga kontrata e tij. Ai pati një vit të vështirë, ku u lëndua për një kohë të gjatë. Pra, tani është e vështirë. Pas kësaj, nuk e di. Jeta merr kaq shumë kthesa sa çdo gjë mund të ndodhë, por unë mendoj se për momentin jo”, u shpreh tetë herë fituesi i Topit të Artë.