×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do të ketë të arrestuar nga aksioni në Shtërpcë, për Insajderin flet prokurori Maloku

    Insajderi
    07 July 2022 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga mëngjesi i hershëm Policia është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e disa lokacioneve në qytetin e Shtërpcës.

    Por nga ky aksion nuk pritet të ketë të arrestuar përvec sekuestrim të dokumentacionit dhe paisjeve në objektin e strukturave ilegale.

    Kështu ka bërë të ditur prokurori i rastit “Brezovica” për Gazetën Insajderi.

    Ai tha se janë katër lokacione që po bastisen, ndër to edhe objekti i komunës ilegale në Shtërpcë.

    Këtyre objekteve po iu hiqen kamerat e sigurisë.

    “Ky aksion nuk lidhet direkt me ndërtimet pa leje në Brezovicë por ndërlidhet me disa të arrestuar të Brezovicës pasi që njëri nga ta, përkatësisht ish kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq është edhe koordinator i strukturave ilegale e që këto struktura kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë që kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi”, theksoi Maloku, duke shtuar se sot janë duke u bastisur 4 lokacione.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark