A do të kthehet Arbana Osmani në ekran këtë sezon të ri televiziv? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    A do të kthehet Arbana Osmani në ekran këtë sezon të ri televiziv?

    Insajderi
    30 August 2025 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas suksesit të jashtëzakonshëm të sezonit të parë, Arbana Osmani ka shpërndarë në rrjete sociale një lajm të mrekullueshëm për të gjithë adhuruesit e “Mirembrëma Yje”: sezoni i dytë do të nisë shumë më shpejt nga ç’keni menduar dhe jo nuk do të kthehet në “Top Channel” !

    Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se ky sezon do të ketë një “shtëpi të re” dhe shumë më tepër surpriza. Të ftuarit do të jenë më të shumtë, temat më të larmishme dhe momentet më të papritura.

    Arbana ka premtuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, ku çdo episod do të sjellë biseda të thella dhe momente që do të prekin zemrat e shikuesve. “Mirembrëma Yje” nuk është vetëm një program, por një mundësi për të mësuar dhe për të qeshur me të ftuarit, të cilët do të ndajnë histori frymëzuese dhe të paharrueshme.

    Për ata që mezi po e presin, lajmi është që ky sezon do të mbajë të gjithë para ekranit, duke krijuar një lidhje të fortë me publikun. Ky program është bërë tashmë një traditë, dhe ky sezon do ta çojë atë në një nivel të ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark