Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ia ka shuar shpresat tifozëve të Barcelonës që një ditë të kthehet në klubin katalunas.
I pyetur nga gazetari gjatë një interviste se a do të kthehet te Barcelona ndonjëherë, trajneri i tanishëm i Manchester Cityt dha një përgjigje negative.
”Jo, derën e kam të mbyllur”, u shpreh Pep Guardiola.
Kujtojmë që disa lajme kanë qarkulluar se trajneri spanjoll do largohet nga Manchester City në fund të sezonit të ri, pasi kontrata skadon në qershor të vitit 2025.