Emri i deputetit të Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni është lakuar në medie si person potencial për tu larguar nga Vetëvendosje.
Këtë e ka mohuar vetë Hyseni për Gazetën Insajderi. Ai tha se nuk është koha që të ndodhin lëvizje të tilla.
“Jo,jo, jo nuk është e vërtetë. Nuk ka diçka të tillë përkundrazi, ne duhet të jemi të unifikuar në prag të takimit të rëndësishëm i cili do të jetë pas 3 ditësh”, tha Hyseni për Insajderin.
Ai shtoi se sipas tij ka shumë tema të rëndësishme që do duhej të trajtoheshin para shpifjeve për largimin e tij nga subjekti i VV-së.
Kujtojmë se Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli ka njoftuar dje se pas një jave do të largohet nga grupi parlamentar i kësaj partie./Gazeta Insajderi