A do të merren masa ndaj Beogradit për sulmin në Banjskë? Von der Leyen: Hetimet po vazhdojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të merren masa ndaj Beogradit për sulmin në Banjskë? Von der Leyen: Hetimet po vazhdojnë

    Insajderi
    27 October 2023 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe sot në ditën e dytë të samitit të Këshillit Evropian do të diskutohet për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, kështu ka njoftuar Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

    “Kemi pasur dy takime me Vuçiqin dhe Kurtin. Ne mbështesim normalizimin dhe de-përshkallëzimin”, tha Michel në një konferencë për shtyp të mbajtur së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    E pyetur nga gazetarët nëse do të merren masa ndaj Beogradit për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë, Von der Leyen tha se hetimet janë ende në vazhdim.

    “Hetimi është në vazhdim, kur të përfundojë do të vendosim nëse do të marrim masa dhe çfarë lloji”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark