
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona do të luajë si mysafir kundër Interit.
Ndeshja e parë mes tyre në Spanjë ishte mbyllur 3-3, duke dhuruar shumë emocione.
T’i kthehemi rekordeve. Deri më tani në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, Barcelona ka shënuar 40 gola.
Vetëm katër ekipe në historinë e Ligës së Kampionëve kanë shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm.
Mbajtësi i rekordit është vetë Barcelona, e cila shënoi 45 gola në sezonin 1999/00.
Vetëm katër ekipe kanë shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm të Ligës së Kampionëve të UEFA-s sesa Barcelona në sezonin 2024-25 deri më tani (40).
45 gola – Barcelona, 1999/00
43 gola – Bayern Munich, 2019/20
41 gola – Liverpool, 2017/18
41 gola – Real Madrid, 2013/14
40 gola – Barcelona, 2024/25