Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të udhëtojë drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që zhvillohet në Nju Jork.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, SHBA-të nuk janë destinacioni më i mirë për udhëtim në këto kohë për liderin rus, shkruan A2.
“Putin nuk ka udhëtuar vitet e fundit. Dhe SHBA si një vend që nuk i përmbush detyrimet e veta në mënyrën më të mirë, si shteti ku ndodhet selia e OKB-së, nuk është destinacioni më i mirë i udhëtimit për momentin”, tha Peskov, transmeton RIA.
Putin ka miratuar më parë përbërjen e delegacionit rus prej dhjetë personash që do të marrin pjesë në seancën e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila do të mbahet më 22 dhe 23 shtator në Nju Jork, raporton A2.
Delegacioni që do të mbërrijë në SHBA do të kryesohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov