Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj në konferencën e fundvitit është pyetur edhe për refuzimin e Kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në Prokurori për intervistim, e nëse ky refuzim do të bëjë që ai “të sillet me forcë”.
Ai tha se s’mund të paragjykojë, por përsëriti se qytetarët janë të barabartë para ligjit, dhe se ai zbatohet njësoj.
Isufaj theksoi se një gjë e tillë nuk bëhet në mënyrë selektive, se po u bë ashtu, atëherë “bëjmë vepra penale”
“Nuk mundem me paragjyku kurrgjë. Unë e thashë fillimisht se qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se ligji do të zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk e bëjmë këtë në mënyrë selektive, nuk është e ndershme të bëhet në mënyrë selektive, sepse nëse e bëjmë në mënyrë selektive ne bëjmë vepra penale”, tha ai.