A do të thyhen rekordet historike të temperaturave të ulëta? Flet meterologia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të thyhen rekordet historike të temperaturave të ulëta? Flet meterologia

    Insajderi
    24 January 2022 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, që pritet të vijojnë edhe disa ditë. Meteorologia Lajda Porja ka theksuar se dita e nesërme do të jetë më e ftohta, duke kulmuar deri në -15 gradë. 25 Janari pritet në këtë mënyrë që të jetë edhe dita më e ftohtë e vitit.

    “Ishte parashikuar që në mesin e dhjetorit për këtë valë të ftohtë. Kjo valë ishte e pamundur që të mos e prekte Shqipërinë. -15 gradë në Peshkopi.

    Nesër do jetë dita më e ftohtë, duke kulmuar -15 gradë. Veri verilindje, Kukësi, Hasi, Bulqiza, Librazhdi duke zbritur më pas në të gjithë qarkun e Korçës”, tha ajo.

    Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur rekordet e të ftohtit ndër vite. Porja tha se ky vit nuk thyen asnjë rekord, por ngjan me episodin e 2017.

    “Tirana është temperaturë ekstreme që nuk është shënuar përveç 68. Zonat verilindore kanë shënuar -22 gradë, rekord që nuk është thyer. Ky episod është i ngjashëm me 2017, është episod që nuk thyen rekorde historike”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark