A do të vijë Parashqevi Simaku në Shqipëri? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    A do të vijë Parashqevi Simaku në Shqipëri?

    Insajderi
    07 October 2025 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj disa deklaratave të forta të bëra së fundmi në media, që sipas saj janë të pavërteta dhe shpifëse.

    Simaku, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet se ka pezulluar vendimin për t’u rikthyer në Shqipëri, pikërisht për shkak të këtyre deklaratave të shumta që janë bërë në lidhje me emrin e saj prej disa muajsh.

    Teksa u tha se Parashqevi do të vinte në Shqipëri në vjeshtë, duket se tani ajo ka ndryshuar mendim. Këngëtarja duket se ka preferuar që të rrijë sa më e distancuar nga vendlindja e saj, duke zgjedhur që të vijojë jetën në SHBA, larg projekteve për një karrierë të re në Shqipëri.

    Kujtojmë se në postimin e saj në rrjetet sociale, Simaku shprehet se prej rreth 10 muajsh emri i saj është vënë në shënjestër nga persona që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes akuzave të pabaza. Ajo i cilëson këto sulme si përpjekje të ulëta për të fituar klikime, duke theksuar se një sjellje e tillë, në fund, ul vetëm ata që e bëjnë.

    “Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave…”/ SHOKON Shqipe Hysenaj: U zhduk kur…
    “Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt, në atë moment, e ulni vetëm veten. Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj!”, shkruan artistja në reagimin e saj.

    Duke kujtuar përvojat e ngjashme që ka përjetuar gjatë karrierës, Simaku përmend vitet 1985–1988, kur sipas saj, edhe pse fitonte çmime me përkushtim dhe sakrificë, përballej me zili dhe mllef nga ata që nuk e duronin suksesin e saj.

    Megjithatë, ajo thotë se, as atëherë dhe as sot, nuk ka lejuar që sulmet ta ndalin. E bindur në rrugën e saj, Simaku thekson se publiku e njeh mirë dhe e di se çfarë ajo përfaqëson pas deklaratës së bërë nga Shqipja në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    07 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark