×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do të votojë VV pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti – Flet deputeti i kësaj partie

    Insajderi
    25 May 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit anëtar i Komisioni për Buxhet, Enver Haliti ka treguar nëse do të votojë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

    Haliti tha për Gazetën Insajderi se zërat që ka deputetë të VV-së do të votojnë pro nuk janë të vërtetë.

    “Fjalët se ka deputetë të VV që do të votojnë pro nuk janë të vërteta, ato janë fjalë populiste mirëpo nuk ka asnjë të vërtetë që dikush nga deputetë e LVV-së ka thënë që është pro. Qëndrimi zyrtar dihet. Tash edhe në mbledhje gjithçka do të bëhet e qartë”, ka deklaruar Haliti për Insajderin.

    Sot pritet të mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet Punë dhe Transfere. Pikë e rendit të ditës është edhe Shqyrtimi në parim i projektligjit për Trustin., ndërkaq javën tjetër pritet të jetë në rend dite në seancën e Kuvendit të Kosovës.

    Pro tërheqjes së mjeteve janë deklaruar të gjitha partitë e opozitës. PDK, LDK e AAK.

    Më 9 mars, Bekim Haxhiu nga PDK pati dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

    Tërheqja prej 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19. Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti kishte njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.

    Ndërkaq edhe tërheqjen e kursimeve pensionale, qytetarët e shohin ndihmesë të madhe për të përballuar trendin e rritjes së çmimeve të konsumit.

    Të enjten pritet të mbahet protestë para Kuvendit për lejimin e tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark