Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit është prononcuar sërish lidhur me rastin e vëllait të tij.
Ai tashmë ka angazhuar një avokat, Gent Gjinin, e për të cilin tha se vetëm ai tani e tutje do të flas.
Avokati ka konfirmuar se do të padis disa individë e media, pasi sipas tij “kanë baltosur” imazhin e kësaj familje.
“Kjo gjuhë është fyese dhe denigruese…”, tha Gjini kur u pyet mbi deklaratën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi i cili e quajti “kriminel” Faton Hajrizin.
Ndërkohë, vëllai i Fatoni, Artani tha se në rastet që Fatoni ka vdekur, ai do të vijë për varrimin e tij.
“Familja jem. qysh e dini ju e dimë edhe ne”, tha ai kur u pyet se çka dinë për rastin e Fatonit.
Ndërsa kur u pyet që në rastet se ai ka vdekur dhe trupi i tij të sillet në Kosovë, a do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, ai tha që po pavarësisht pengesave.
“Unë duhet me ardhë për varrim”, tha ai në Kosova Today përcjell Insajderi.