A duhet të merret në pyetje nga hetuesia Hyseni pas asaj që e akuzoi Alvisa në Përputhen? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    A duhet të merret në pyetje nga hetuesia Hyseni pas asaj që e akuzoi Alvisa në Përputhen?

    Insajderi
    07 November 2021 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alvisa dhe Hyseni mbrëmë kanë tronditur publikun shqiptar.

    Fansat e Përputhen mbrëmë janë shokuar nga storia tronditëse e Hysenit dhe Alvisës

    Pas edicionit të fundit ku Alvisa tha se ndihet e shantazhuar për një video që iu bë asaj dhe Bashkimit, Hyseni vendosi të hakmirret ndaj saj dhe atë publikisht.

    Ai u lidh mbrëmë live në skype ku ia nxjerri të palarat Alvisës, duke treguar me fakte se ata ishin rilidhur gjatë programit por që Alvisa i mohonte të gjitha akuzat.

    Pasi mbeti e mbështetur për muri Alvisa tregoi mesazhet sa ishte në lidhje me Hysenin dhe dhunën që sipas saj ia ka shkaktuar ai.

    Askush nuk dinte më çfarë të besonte në këtë histori, derisa Alvisa vendosi ta braktisë Përputhen.

    Ndërkohë Hyseni në vazhdimësi është sqaruar në lidhje me ‘dhunimin’ që e përmendi Alvisa që sipas tij nuk ka gjë reale thjesht shpifje.

    Ai ka vazhduar të postojë video të ndryshme, madje edhe një para se të lidhej live në skype ku flet me Alvisën e cila përmend produksioni.

    Hyseni i thotë se ose produksioni ose ti duhet të marrësh përgjegjësinë për gjitha këto veprime.

    Ai po ashtu e sqaron se i ka thënë ta lëjë emisionin se do ia paguajë ai gjobën, gjë të cilën mbrëmë Alvisa nuk e pranoi në Prime e sot në video po.

    A është e gjitha kjo sërish një lojë e Olsës?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark