“A e di problemin që kam në mitër, idiote”, eskalon debati keq mes Eglit dhe Valbonës – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “A e di problemin që kam në mitër, idiote”, eskalon debati keq mes Eglit dhe Valbonës

    Insajderi
    08 February 2025 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i tensionuar shpërtheu mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke eskaluar në britma dhe akuza të ndërsjella.

    Gjithçka nisi kur Valbona e konfrontoi Eglin duke i thënë: “Ti e di problemin që kam unë në miter?”

    Egli u përgjigj se nuk ishte në dijeni, por Valbona e vazhdoi debatin me tone të larta: “A e di problemin që kam në mitër, se nuk jam unë Rozana Radi? A nuk dua fëmijë unë?”

    Foto: Screenshot/YouTube

    Në këtë pikë, Valbona e ngriti zërin edhe më shumë, duke bërtitur: “A e di problemin që kam në mitër, po të them?”

    Egli, i dukshëm i irrituar, u kundërpërgjigj: “Po ik moj budallaqe, hap veshët se çfarë po të them?”

    Valbona nuk u ndal, duke e akuzuar Eglin se ai kishte vënë në dyshim dëshirën e saj për të pasur fëmijë: “A e di kistin që kam në mitër tash ca vite? Turp të kesh! Kush je ti të më thuash nuk dua fëmijë? Turp të kesh!”

    Nga ana tjetër, edhe Egli e ngriti zërin, duke e akuzuar Valbonën se po e përdorte situatën kundër tij: “Turp të kesh ti, që e përdor atë që thashë unë.”

    Tensionet arritën kulmin kur Valbona iu drejtua Eglit me fjalët: “Mos mu afro mua, i pafytyrë, pa karakter!”

    Ndërkohë, Egli u përpoq të shpjegonte situatën para banorëve të tjerë, duke argumentuar se fjalët e tij ishin keqkuptuar dhe se Valbona po e përdorte debatin në favorin e saj.

    Ky konflikt i fortë pritet të ketë ndikim të madh në dinamikën e shtëpisë dhe raportet mes banorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark