Më poshtë ju sjellim përgjigjet shkencore për shumë pyetje të ndryshme irrituese.
1) Pse është qesja e çipsave e mbushur me ajër?
Ta bëjmë një gjë të qartë – nuk është sepse kompanitë dëshirojnë të na mashtrojnë. Dhe nuk është ajër – shumica është Nitrogjen. Kjo hapësirë e mbushur me “ajër” bëhet për ta mbajtur produktin të freskët dhe ta mbrojë atë nga dëmet gjatë transportit. Nëse nuk do të kishte ajër çipsat do të ishin më pak të shijshëm se që janë.
2) Pse dëgjueset e celularit lidhen nyje në xhep?
Studimi për këtë thotë se nëse e marrim gjatësinë mesatare të dëgjueseve, 50% janë gjasat që do të lidhet nyje në çantën apo xhepat tuaj. Që do të thotë, sa më të gjata që t’i keni dëgjueset, aq më shumë janë gjasat që të lidhen nyje. Gjithashtu, dëgjueset e formës Y lidhen nyje më lehtë se tjerat.
3) Pse kur qan një foshnje bëhemi nervoz?
Sepse jemi njerëz. Sipas studimeve, të gjithë njerëzit jemi të ‘programuar’ për të iu përgjigjur me nervozë të qarave të foshnjave. Kjo është se si kemi evoluar. Është një instinkt natyror dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.4) Pse të gjithë kemi ‘dëshirë’ ta dëgjojmë bisedën e dikujt në celular?Nuk është sepse jemi kureshtar. Kureshtja është vetëm një efekt anësor i kësaj. Kur një person flet në telefon afër jush, përqendrimi juaj në diçka tjetër bie dhe truri yt fokusohet të mësojë se çfarë tjetri person është duke folur. Ju e dëgjoni vetëm një pjesë të asaj bisede telefonike dhe truri juaj dëshpërimisht dëshiron të dëgjoj pjesën tjetër.5) Pse më lehtë e vrasim një mushkonjë sesa një mizë?Kjo për shkak të syve të tyre pasi që mizat kanë pamje 360 gradë, që do të thotë ju nuk mund ta mashtroni atë për nga mbrapa. Gjithashtu ato kanë edhe reflekse super të shpejta.