×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    A e dini se kush është shqiptari që refuzoi dy herë pozitën e mbretit të Shqipërisë?

    Insajderi
    16 September 2022 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kush ishte Xhelal Pashë Bushati? Njeriu që dy herë refuzoi fronin e Shqipërisë, pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane, dhëndri i sulltan Abdylhamidit. Si erdhi e shoqja, princesha Naime te jetonte dhe të vdiste në Tiranë pasi i shoqi kishte ndërruar jete?

    Shkruan: Hasan Bello

    Në historinë e Shqipërisë janë të rralla rastet kur një person refuzon një detyrë të lartë shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për fronin mbretëror. Kjo ka ndodhur vetëm me një person.

    Ai ishte Xhelal Pashë Bushati, i biri i Riza beut dhe nip i Mustafa Pashë Bushatit. Familja e Xhelal Pashës pas rënies se dinastisë se njohur se Bushatllinjve ishte vendosur në Stamboll. Ai lindi dhe u shkollua në kryeqytetin e perandorisë ku kishte lidhje shoqërore dhe zyrtare me drejtuesit më të lartë të shtetit, këto rrethana dhe emri që gezonte kjo figurë bëri që familja perandorake osmane të lidhte krushqi.

    Xhelal Pasha u martua me të motrën e Abdylhamidit II, Naimen, martesë nga e cila nuk patën asnjë fëmijë. Xhelal Pasha ishte i vetmi personalitet që gezonte rrespektin e të gjitha figurave shqiptare.

    Kjo bëri që Ismail Qemali dhe më vonë Ahmet Zogu, para se të bëhej President e më pas Mbret t’i propozonin fronin e Shqipërisë por, ai me shumë modesti refuzoi. Gjithsesi, Xhelal Pasha kurrë nuk hezitoi të jepte kontributin e tij për Shkodrën dhe Shqipërinë sa herë që iu kërkua.

    Me ardhjen e Mustafa Qemalit në pushtet ashtu si të gjithë pjesëtarët e dinastisë osmane, ai u detyrua të largohej nga Turqia. Në fakt, atij iu propozuan disa detyra të larta shtetërore, me kusht që të divorconej nga princesha Naime por, ai nuk pranoi e së bashku me familjen, ai u vendos në Nisë të Francës.

    Gjatë kësaj periudhe, në vitet ’30-të, ai erdhi dy herë në qytetin e Shkodrës. Disa të afërmve të tij, u deklaroi se pallati që kishte patur në lagjen ‘Fatih’, në Stamboll, ishte djegur së bashku me shumë kostume popullore dhe sende me vlerë historike nga dinastia e Bushatlinjve me përjashtim të një shpate që e kishte depozituar në Bankën e Stambollit. A u dogjën aksidentalisht apo qëllimisht keto objekte me vlere, kjo mbetet një enigmë! Ai vdiq në vitin 1938, duke u shuar kështu një linjë e drejtpërdrejtë NGA dinastia e vezirëve të Shkodrës.

    Me vdekjen e Xhelal (ose Xhelaledin) Pashës, princesha Naime, sipas kujtimeve të së motrës (Aishes), u vendos në Tiranë ku edhe vdiq në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Kjo citohet dhe nga një autorë të shumtë.

    Sidoqoftë, emri i Xhelal Pashës do të hyjë në histori si nje personalitet i cili refuzoi dy herë propozimet e drejtuesve më të njohur të kohës, për t’u bërë Mbret i Shqipërisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark