
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një koment për secilin prej liderëve të partive opozitare në vend.
Haradinaj në intervistë për Insajderi ka folur për raportet me Dardan Molliqajn, Lumir Abdixhikun e Memli Krasniqin.
Ai është pyetur nëse beson se PSD mund t’a kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme, se a e ka parë ndonjë prej Podcasteve të realizuara nga Abdixhiku dhe si e vlerëson Memli Krasniqin, si kryetar i partisë më të madhe opozitare.
“Suksesi i secilit prej opozitarëve është i nevojshëm, për secilin prej nesh, sepse do të kemi nevojë për një numër më të madh të deputetëve për t’i krijuar institucionet “, thotë ai mes tjerash.
Pjesë nga intervista: