Forumi ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Kroacisë që u mbajt sot në Prishtinë bëri bashkë kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorin kosovar në Zagreb, Martin Berishaj.
Nga ambienti luksoz dhe tavolinat e mbushura, ku përreth saj diskutonin e qeshin dy figurat publike më të komentuara të momentit në media, u shkrepen edhe disa fotografi.
Fotografia e Kurtit me Berishajn mori vëmendjen edhe të anëtarit të kryesisë së AAK-së, Daut Haradinajt.
Haradinaj pyeti në Facebook, se a e ‘a e kish dorën e rondë‘. Fjalën këtu e kishte për dorën e Martin Berishajt.
Kjo për faktin se fotografia jep përshtypjen se Berishaj e ka ledhatuar në faqe Kurtin, duke e goditur lehtas me një shuplakë. Por, e vërteta është se në atë momenti Kurti ishte duke e kruar fytyrën e tij.