“A e kupton sa t*ap po del me Sarën?” Pyetja anonime që ofendoi Bardhin – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “A e kupton sa t*ap po del me Sarën?” Pyetja anonime që ofendoi Bardhin

    Insajderi
    17 February 2024 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shtëpinë e BBV3, mbrëmjen e sotme po lexohen disa pyetje anonime të banorëve, nga ku mes tyre ishte një për Bardhin. Bardhit i bëhet një pyetje mjaft ofenduese e cila thotë se a e kupton se sa trap po del me Sarën dhe kur do të vendosë të flasë.

    Ka qenë Roza ajo e cila ka lexuar pyetjen duke i thënë Bardhit se nuk dëshiron fare t’ja bëjë pasi ai është një djalë flori.

    Roza: Bardhi e kupton sa trap po del me Sarën kur do flasësh?

    Bardhi: Po flas në çdo situatë që më ka takuar, në disa që s’më ka takuar dhe i kam cekur, edhe në prime dhe gjatë ditëve tjera.

    Sara ndërhyn direkt për t’i shpjeguar Bardhit pyetjen, ndërsa Roza i thotë që të mos ndërhyjë në përgjigjen e tij.

    Sara: Po del si trap që s’përfshihesh zemër.

    Roza: Lëre të flasë.

    Bardhi: Është e vetmja pyetje që përmbajti ofendim personal, edhe dua ta di kush e ka bërë, por nuk ka rëndësi për momentin. Jam përfshirë në shumë situata, përveç asaj me Meritonin që e kam mik dhe Sarën të dashur, nuk e pashë të arsyeshme të përfshihesha. Nëse ka nevojë për të reaguar në një situatë me Sarën reagoj njëjtë, nuk ka nevojë të quhem trap.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark