Gjatë një debati televiziv ish-kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur se a e mund dot në zgjedhje kryeministrin tanishëm, Edi Ramën.
Berisha i është përgjigjur se Rama fitoi përballë Beirshës me propagandë negative.
Tuje, Berisha tha se mosha ka pasur rolin e vet, por premtimi është ai që e nxorri fitues, për moshë ai është më i plakur se unë, le të vijë të bëjmë testet, do dalë të paktën 7 vite më i vjetër se unë.
“Unë habitem që më pyet, po ç’më thue? A e di ti si fitoi Rama përballë Beirshës? U përpoq me propagandë negative dhe dështoi në mënyrë spektakolare. I bënte spotet me pamjet e ‘97-s. Rama mori modelin tim të premtimit, por ama unë e mbaja. Edi rama në vitin 2013 premtoi, bëri 63 premtime, nga të cilat e shihja që për disa ngjiti. Ulja për ushqimet, zhdukja e listave dhe rreshtoi….përdori dy faktorë, premtimin dhe faktorin moshë. Mosha ka pasur rolin e vet, por premtimi është ai që e nxorri fitues. Për moshë ai është më i plakur se unë, le të vijë të bëjmë testet, do dalë të paktën 7 vite më i vjetër se unë”, tha Berisha në euronews./Insajderi.org