A është i lënduar Zhegrova? Franco Foda jep informacione për yllin e Kosovës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    A është i lënduar Zhegrova? Franco Foda jep informacione për yllin e Kosovës

    Insajderi
    01 June 2025 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin qershor.

    Si kundërshtar do të ketë kombëtaret si Armenia dhe Komorosi, të cilat do t’i zhvillojë të dyja ndeshjet në “Fadil Vokrri”.

    Selektori gjerman, Franco Foda foli edhe për situatën e yllit të Lille, Edon Zhegrovës, i cili është aktualisht jashtë fushës së blertë shkaku i një lëndimi.

    “Me Zhegrovën kam pasur kontakte. Ai ka pasur një lëndim dhe i është nënshtruar një operacioni. Aktualisht ndodhet në fazën e rikuperimit dhe për sezonin e ri kualifikues do të jetë i gatshëm”, deklaroi Foda.

    Ndeshja e parë me Armeninë, do të zhvillohet më 6 qershor ndërsa ajo me Komorosin, më 9 qershor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark