Nga Michael Laitman
Në fshatin tonë global, identitetet kombëtare duket sikur po mjegullohen. Njerëzit mund të jetojnë thuajse kudo që duan, kultura është pak a shumë e njëjtë kudo. Të gjithë admirojnë të njëjtat yje të muzikës pop, të njëjtët multimiliarderë diktojnë axhendën globale, ne ushqehemi me të njëjtat ide dhe aspirojmë pak a shumë të njëjtat gjëra.
Në një shtet të tillë, identiteti kombëtar bëhet gati i parëndësishëm. Por kur është fjala për Izraelin, panorama është shumë ndryshe:Askush nuk dëshiron që ne të humbasim identitetin tonë, jo fqinjët tanë, dhe jo e gjithë bota.
Të gjithë po kërkojnë që Izraeli të jetë dikush dhe të bëjë gjëra të caktuara, ndërsa vetë izraelitët duan që Izraeli të jetë vetëm një vend midis vendeve të tjera, një anëtar pa pretendime i familjes së kombeve. Megjithatë, të gjithë po na veçojnë, zakonisht në formë ndëshkimi, ndërsa ne nuk e dimë se çfarë duan ata nga ne.
Problemi nuk është me botën; por me ne. Nëse do ta dinim se për çfarë mendojnë qytetarët e Izraelit, do ta mësonin arsyen se përse bota është gjithmonë kërkuese ndaj nesh, dhe çfarë duhet të bëjmë për këtë.
Të gjithë e dinë se babai i kombit hebre ishte Abrahami, prejardhja e të cilit evoluoi në ata që tani i njohim si hebrenj. Sidoqoftë, edhe pse për këtë kanë folur Midrash, Maimonides dhe shumë të tjerë gjatë gjithë epokave, ne harrojmë se Abrahami e formoi kombin pasi ai pa realitetin, dhe e kuptoi se ndarja që kishte pllakosur njerëzimin që nga fillimi i tij,ishte kontradiktore ndaj natyrës.
Prandaj ai e ndërtoi popullin e sipas parimeve të përgjegjësisë reciproke dhe mirësisë së mishëruara në fjalët “Duaje të afërmin si veten tënde”.Në këtë mënyrë, ai formoi një komb që do të vepronte në përputhje me pjesën tjetër të natyrës. Me kalimin e viteve, grupi i Abrahamit evoloi në një komb dhe kështu u krijuan hebrenjtë.
Mënyra kontradiktore e lidhjes midis njerëzve, vazhdoi t’i mundonte ata dhe të shkaktonte kërdinë tek njerëzimi. Luftërat shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve, dhe uria, abuzimi dhe shtypja ishte kthyer në një normë.
Në të njëjtën kohë, hebrenjtë, pasardhësit e grupit të Abrahamit, zhvilluan një shoqëri të bazuar tek përgjegjshmëria dhe dashuria e ndërsjelltë. Dhe ata lulëzuan pavarësisht përpjekjeve të panumërta për t’i shkatërruar.
Bota e kuptoi që hebrenjtë kishin gjetur rrugën e unitetit, ndaj edhe ata donin të njëjtën gjë.
Edhe hebrenjtë, menduan se ishte përgjegjësia e tyre të ishin “një dritë për kombet tjera”, për të dhënë një shembull të unitetit për pjesën tjetër të botës.
Për pasojë, sa herë që hebrenjtë binin pre e përçarjes, kombet e tjera i urrenin ata, pasi nuk kishin asnjë shembull për të ndjekur. Dhe kur hebrenjtë u bashkuan, bota i lavdëroi dhe i admironte ata. Detyrimi i hebrenjve për të ilustruar unitetin, është arsyeja pse kombet nuk na lënë të harrojmë sekush jemi, dhe as të përzihemi midis tyre apo të zhdukemi.
Kjo detyrë është dhe arsyeja pse ne duam të përzihemi dhe të zhdukemi, pasi nuk duam të bashkohemi dhe sigurisht të mos jemi modeli i unitetit të askujt. Por bota nuk do të na lejojë të zhdukemi. Identiteti ynë unik, i cili buron nga detyra jonë unike, nuk ka datë skadence.
Sa më shumë që bota zhytet në armiqësi, aq më shumë do të na fajësojë për këtë gjë. Ajo nuk do të na tregojë se po na akuzon se nuk po japim dot një shembull, por kur ta bëjmë, ne do të shohim se jemi të mirëpritur.
Për sa kohë që ne nuk japim një shembull, asgjë që bëjmë nuk do të na ndihmojë në lehtësimin e zemërimit të tyre. Sa më shumë që largohemi nga njëri-tjetri dhe kujdesemi për kombet, duke u përpjekur që t’i qetësojmë ata, aq më shumë ata do të na urrejnë dhe përbuzin.
Sa më shumë të merremi me njëri-tjetrin, dhe të përpiqemi të bashkohemi mbi urrejtjen tonë, aq më shumë do të na lavdërojnë ata. Ky ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë rregulli i vetëm që dominon fatin e popullit hebre. / “Newmax” – Bota.al