A është inflamacioni i gjuhës, një simptomë e re e mundshme e koronavirusit? - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    A është inflamacioni i gjuhës, një simptomë e re e mundshme e koronavirusit?

    Insajderi
    25 January 2021 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Quhet “gjuhë Covid-i”, dhe është një simptomë që konsiston në inflamacion të gjuhës, dhe që në fakt mund të shkaktojë ulçera, ënjtje dhe herë pas here njolla të bardha. Kjo është ajo që doli nga një analizë e Kolegjit Mbretëror të Londrës.

    Sipas saj, 21 për qind e pacientëve pozitivë me koronavirus, po përdorin aplikacionin Covid Symptom Study, në të cilin miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar mund të raportojnë shenjat e ndryshme të infeksionit dhe t’i ndihmojnë kësisoj studiuesit që të identifikojnë ato më të zakonshmet.

    Ndër to u raportuan simptoma dermatologjike. Dhe midis këtyre, ekziston edhe glossiti, një term teknik që tregon një inflamacion të gjuhës, që deri më tani konsiderohej si një simptomë mjaft e rrallë. Ai që foli për këtë fenomen në Twitter ishte Tim Spektor, epidemiolog i Kolegjit Mbretëror të Londrës, për të na bërë të kuptojmë më mirë se çfarë është, postoi një foto të së ashtuquajturës “gjuhë e Covid-it”, duke shtuar se si kjo simptomë është raportuar nga një numër gjithnjë në rritje pacientësh që kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi.

    “Një në pesë persona me Covid-19, kanë më pak simptoma të zakonshme,që nuk përfshihen në listën zyrtare të bërë publike nga institucionet e shëndetit publik në Angli, siç janë skuqjet e lëkurës. Ne po shohim aktualisht një numër në rritje të rasteve të “gjuhës së Covid-it” dhe ulçerave të çuditshme të gojës. Prandaj nëse keni simptoma të çuditshme apo edhe thjesht një dhimbje koke dhe lodhje, qëndroni në shtëpi!”- u shpreh Spektor në postimin e tij.

    Që pacientët me koronavirus pozitiv mund të zhvillojnë gjithashtu edhe simptoma të lëkurës, ose më saktë skuqje, nuk është asgjë e re. Në fakt, ka gjithnjë e më shumë studime që tregojnë se si këto skuqje të lëkurës marrin një larmi të madhe formash:nga ato të ngjashme me urtikarien, tek ato të rrjetës retikulare, deri te skuqjet tanimë të famshme të ngjashme me djegiet në gishtat e këmbëve dhe duarve.

    Sidoqoftë, është ende e paqartë nëse këto skuqje shkaktohen në të vërtet nga koronavirusi dhe ndërlikimet e tij, apo vijnë për shkak të faktorëve të tjerë, si reagimet ndaj barnave apo bashkë-infeksionet, e shkaktuara nga sëmundje të tjera infektive. “Gjuha e Covid-it”, thotë Spektor, mund të lidhet zakonisht me një varg sëmundjesh. Por tani po raportohet si një simptomë që shoqëron koronavirusin e ri, dhe që mund të zgjasë me javë ose muaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark