A është penduar për ndonjë gabim në “BBV 4”? Jozi zbulon nëse mban kontakt me ish-banorët - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    A është penduar për ndonjë gabim në “BBV 4”? Jozi zbulon nëse mban kontakt me ish-banorët

    Insajderi
    30 June 2025 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë më parë, Jozefin Marku, vendosi që të bënte një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij ë Instagram. Ish-banori i “Big Brother VIP 4” nuk ngurroi që t’u kthente përgjigje pyetjeve të fansave.

    Këta të fundit ishin shumë kuriozë të dinin sa më shumë detaje për Jozin, e sigurisht që pyetjet kishin të bënin edhe me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    “Me kë nga banorët mban kontakte, këtë do ma kthesh se të kam bërë 4 pyetje dhe asnjë përgjigje”, i ka shkruar dikush.

    Jozi i është përgjigjur:

    “Me shumë prej tyre, po kohën e kemi njeri më të limituar se tjetri”.

    Ndërsa një tjetër e pyet: “Cili është gabimi që pendohesh më së shumti që ke bërë në ‘Big’?”.

    “Kohën as e kthej as s’dua me e kthy”, është përgjigjur shkurt këngëtari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark