Kandidati për asamble komunale në Vushtrri, Shkelzen Sh Xhaferi ka ironizuar me programin e kandidatit për kryetar të Vushtrris nga PDK, Ferit Idrizi, shkruan Insajderi.
Kandidati i PDK-së është duke garuar me programin e njëjtë qeverisës që ka kandiduar në zgjedhjet e vitit 2017.
Shkelzen Xhaferi ka shkruar në facebook se si do të garoj pa i bërë përditësim programit për rini?
“A fitohet komuna me program të vitit 2017 ?!😋 ps. pa update për rinin 😂”, shkruan ai në Facebook.
E, Ferid Idrizi ka thënë se është i vetmi program që ofron perspektivë për rininë.
“Është i vetmi program që ofron perspektivë për të ritë dhe qytetarët. ky është projekt në detaj dhe këtë edhe në vitin 2017 e kam prezantu” tha ai./Insajderi.org/