×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    A i bashkoi paraja Sylën dhe Gashin? Angazhohen si avokatë në të njëjtin rast – Harruan akuzat për rastin Dehari

    Insajderi
    21 November 2024 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dikur hidhnin akuza ndaj njëri-tjetrit për shpifje e shkelje të ligjit për rastin e Astirit Deharit, sot po dalin si bashkëpunëtor, të angazhuar si avokat mbrojtës në një rast. Tomë Gashi e Sylë Hoxha kanë harruar përballje e tyre dhe tashmë janë angazhuar bashkarish për të mbrojtur një të akuzuari për terrorizëm. Të dytë si avokat po paguhen nga familja e të akuzuarit. A i bashkojë paraja dy avokatët që dikur bënë bujë mediatike me akuza televizive ndaj njëri-tjetrit? Madje, nuk përfundoi më kaq. Gashi kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj Syles e ky i fundit kishte adresua një padi dukë kërkuar dëmshpërblim prej 20 mije eurove lidhur për shpifje për rastin Dehari.

    Avokatët, Tomë Gashi dhe Sylë Hoxha janë angazhuar si avokatë mbrojtës të akuzuarit për terrorizëm, Nehrudin Skenderit. Dyshja po paguhen bashkërisht nga familja Skenderi pavarësisht akuzave që kishte  hedhur Gashi ndaj Hoxhës në kohën sa ka shërbyer si prokuror i rastit Dehari.

    Lidhur me bashkëpunimin e tyre si avokat, Gazeta Insajderi ka kontaktuar Tomë Gashin i cili nuk e priti  mirë pyetjen.

    Për më tepër ndiqni storien:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark