A i ka ndërprerë kontaktet OKB-ja me Qeverinë Kurti? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A i ka ndërprerë kontaktet OKB-ja me Qeverinë Kurti?

    Insajderi
    03 June 2025 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka reaguar pas raportimeve se koordinatorja e këtij ekipi ka kërkuar të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.

    Përmes një reagimi në Facebook, ekipi i OKB-së në Kosovë ka mohuar se i ka ndalur kontaktet me Qeverinë e Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) riafirmon bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm dhe të fortë me Qeverinë e Kosovës. Ne mbetemi të përkushtuar fuqishëm ndaj prioriteteve të zhvillimit të Kosovës dhe e vlerësojmë partneritetin tonë afatgjatë me institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

    Ndryshe mbrëmë në Klan Kosova u raportua se koordinatorja e OKB-së u ka dërguar letër agjencive të OKB-së që të mos mbajnë kontakte zyrtare me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, për shkak të mungesës së legjitimitetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark