A i kanë mushkonjat më shumë në qejf gratë shtatzëna? – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    A i kanë mushkonjat më shumë në qejf gratë shtatzëna?

    Insajderi
    23 July 2023 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mushkonjat i pickojnë më shumë shtatzënat, mirëpo ato zakonisht nuk bartin infeksione të rrezikshme

    Dr. Memli Morina, mr. sci
    gjinekolog – obstetër

    Lëkura jonë liron disa substanca të cilat i tërheqin mushkonjat edhe në distancë disa dhjetëra metra. Kur muskujt punojnë, së bashku me djersën lirohet edhe acidi laktik.

    Ky acid bashkë me dyoksidin e karbonit (të cilin e nxjerrim nga mushkëritë) i tërheqin shumë mushkonjat sidomos atëherë kur bën vapë dhe kur ka shumë lagështi.

    Shtatzënat pickohen dyfish më shpesh sesa gratë që nuk janë shtatzënë. Mendohet se kjo është rrjedhojë e faktit se shtatzënat ekspirojnë (pra, nxjerrin nga mushkëritë) 21% më shumë dioksid karboni sesa gratë tjera.

    Përveç këtij fakti, temperatura trupore te shtatzënat është më e lartë dhe si rrjedhojë substancat të cilat i liron lëkura i tërheqin mushkonjat.

    Tek ne mushkonjat janë “të buta”, prandaj përveç parehatisë dhe neverisë që kemi kur i dëgjojmë natën pasi ta kemi fikur dritën dhe pasi ta kemi vënë kokën në jastëk, ato zakonisht nuk bartin infeksione të rrezikshme (siç është për shembull virusi i Nilit Perëndimor).

    Pas pickimit keni kruarje të lëkurës e cila edhe mund të gjakos dhe të infektohet kur e kruani, prandaj duhet të shmangni mundësinë që të pickoheni nga mushkonjat.

    Shumica e substancave kundër mushkonjave konsiderohen të sigurta për shtatzënat, por megjithatë lexoni me kujdes përmbajtjen e këtyre preparateve dhe këshillohuni me mjekun. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark