Por një nga veçoritë që u intereson të gjithëve është patjetër qëndrueshmëria që përbën një pajisje, transmeton Telegrafi.
Të gjithëve na ndodh të na rrëshqasë telefoni nga duart dhe nuk duam të gërvishtet lehtë apo të thyhet.
Redaktorja e teknologjisë e MailOnline e testoi së fundmi durueshmërinë e modelit iPhone 15 Pro duke e hedhur atë nga një veturë në lëvizje.
Makina po bënte një ‘drift’ me shpejtësi të lartë dhe udhëtonte nëpër një piste garash me 96 kilometra në orë.
Sidoqoftë, kjo pajisje ishte e veshur me një mbështjellëse nga prodhuesi i aksesorëve Mous dhe çuditërisht modeli iPhone 15 Pro mbijetoi rënies pa u dëmtuar.