Një rast i rëndë i shfrytëzimit seksual dhe kërcënimeve ka ndodhur në Pejë. Një vajzë e mitur ka denoncuar 56-vjeçarin Sadik Idrizaj, i njohur me emrin Agron, për abuzim dhe dhunë psikologjike të vazhdueshme. S.A (emër i njohur për redaksinë) ka treguar se abuzimi ka nisur që kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe ka vazhduar për dy vite radhazi. Rasti në polici ishte denoncuar me rekomandim të babait të viktimës. Gazeta Insajderi ju sjell dëshminë e tij.
Më 3 dhjetor 2024, para prokurorisë u mor në pyetje babai i viktimës, M.A (emër i njohur për redaksinë). Fillimisht, i janë parashtruar pyetje nga avokatja e të akuzuarit, Kosovare Kelmendi, dhe më pas nga prokurorja e rastit.
Përmes pyetjeve të avokates, u kuptua se i pandehuri kishte bërë dhurata për vajzën e mitur. Gjithashtu, avokatja ka kërkuar nga prindërit e viktimës të sqarojnë nëse ata ishin të informuar për faktin që vajza e tyre kishte një telefon të shtrenjtë dhe veshje të reja.
Përveç kësaj, ajo ka ngritur dyshime në lidhje me një investim në lokalin ku familja e viktimës punon, duke hedhur mundësinë që ky investim mund të ishte realizuar nga i akuzuari përmes vajzës së tyre.
Pyetjet e avokates së të akuzuarit u cilësuan si “cenim mbi privatësinë” nga avokatja e palës së dëmtuar, Aurora Mulhaxha.
Pjesë nga deklarimi:
Avokatja e Idrizajt e pyet babain e viktimës se me çfarë parash ka investuar në lokal.
Ai ia kthen “Nuk kam pas investim në lokal apo renovim mirëpo vajzës ia kam siguru pajisjet që nevojiten për të ushtruar veprimtarinë për manikyr – pedikyr”.
Mbrojtja e palës së akuzuar “A mund të na tregoni, të hollat të cilat janë marrë për këtë ketë investim a i kan qenë të holla vetanake a kanë qenë të tij.”
Dëshmitari nuk ka dashur të deklarohet në këtë pyetje.
Mbrojtësja: A i ka pa vajzës së tij dëshmitari, në shkurt të vitit 2024, një telefon Iphone 14, ngjyrë të gjelbër.
Ndërkohë ai ia kthen: nuk më kujtohet për besë se çarë telefoni ka pas.
Ajo shkon më tej duke hedhur dyshimet se telefonin që pala e saj ia kishte dhuruar viktimës, babai i saj ia ka shitur.
Mbrojtja e palës së akuzuar: A ju kujtohet ndonjë herë që nga fillimi i vitit 2024 të ia ketë marrë ndonjë telefon vajzës së juaj dhe të ia ketë shitë.
Dëshmitari deklaron: Jo nuk më kujtohet.
Babai i viktimës ka konfirmuar se në ditën që Agron Sadikaj i ka telefonuar ata, ata e kanë denoncuar në polici.
Në anën tjetër, avokatja e Idrizajt ka kërkuar të di nëse atij i kishte treguar diçka bashkëshortja e tij për raportin e vajzës së tyre me personin në fjalë Agron apo Sadik Idrizaj.
M.A ka thënë se në lokalin të cilin ata e mbajnë e kanë të reklamuar numrin e telefonit të dyqanit e që është edhe numri personal i gruas së tij, prej ku sipas tyre kjo është mënyra se si i akuzuari ka rënë në kontakt me ata.
“…dhe ky numër ka mbetur si missed call disa herë tek numri i bashkëshortes sime dhe pastaj kur e kemi shiqu e në bazë të hyrjes e kemi kuptuar se ky numër është që është bërë thirrja nga shteti i Amerikës dhe ne kemi thirrje të shpeshta meqenëse është numër i lokalit, dhe kemi mëndu që mos është ndonjë klient dhe pastaj nuk më kujtohet se a kam thirre unë këtë numër apo ka thirrë ai nga ky numër por e kam shiqu dhe kam kuptu se ka qenë numri i njëjtë që janë bërë thirrjet ma herët”, ka deklaruar ai përcjell Insajderi.
Mbrojtësja meqenëse keni deklaru se vajza juaj ju ka thonë se ka pranuar të holla me zor nga personi në fjalë këtu i dyshuari, a e keni pyet apo a ju ka treguar a jo në total sa para i ka pranuar, nga i njëjti,
Dëshmitari deklaron: Unë e kam pyet vajzën time sepse përmes telefoni, personi në fjalë më ka thanë se ajo më ka borxh, pastaj unë e kam pyet, ajo më ka thanë se po më ka dërguar të holla mirëpo nuk më ka thanë saktë sa është shuma, dhe nuk kam njohuri, dhe se fillimisht i ka dërguar të hollat në emër të një shoqes, që emrin nuk ia mbajë në mend, sepse kjo nuk ka pas të drejtë që të pranoj të holla në emër të saj për shkak shkak të moshës e tash më vonë në emër të saj janë dërguar
Mbrojtësja: Ditën kur ju keni bisedu me personin e quajtur Agron e që është 17.06.2024, a ju kujtohet a ju ka thanë ai ju kur e keni pyetur kush jeni ju, a ju ka thanë unë jam dashnori i çikes tonde, a ju kujtohet të ju ketë thanë kështu.
Dëshmitari deklaron: Ai kur më ka thirre në telefon unë e kam pyet se kush jeni ju, ai njëherë nuk ë është prezentu, pastaj ka thanë jam Agroni, dhe më ka thanë unë jam tue e rujtë çikën tonde prej moshës 16 vjeçare dhe ajo ka me kone gruja jeme, dhe nuk më kujtohet se a ka thanë jam dashnori i çikes tonde, por qeto fjalë që i thash më kujtohet dhe nuk i harroj,
Mbrojtja: A ju kujtohet të i keni thanë personit në fjalë se vajza ime është në fakultet dhe nuk ka dashnor
Dëshmitari deklaron: Nuk më kujtohet
Mbrojtësja: A e keni pa ndonjëherë vajzën tuaj ta ketë përdorë këtë telefon pas orarit të punës kur ju keni qenë në shtëpi
Dëshmitari deklaron: Ka ndodhë ndoshta ndonjëherë kur nuk ka pasë kredi, ta ketë përdorë, por jo shpesh sepse ajo ka pasë telefonin e vet.
Pyetja e mbrojtëses: Nga shtatori 2023 – e gjerë në shkurt 2024 a keni vërejte ju tek vajza e juaj, që e njëjta posedon shumë të konsiderueshme parash?
Dëshmitari deklaron: Kurgjo nuk kam vërejte sepse unë i kam dhanë pare për shkollë
Pyetja e mbrojtëses ju keni deklaru se në ditën kur e keni denoncu rastin vajza juaj ka deklaru se ky person me emrin Agron që nga mosha 16 vjeçare e ka shti me zor në makinë nën kërcënim me allti, dhe gjëra të tjera, pyetja është a e keni pyet ju apo a ju ka treguar vajza e juaj, se nga viti 2023 a ka pasur marrëdhënie intime apo seksuale me personin e quajtur Agron apo Sadik, a ju ka tregu ose a e keni ditë
Prokurorja e rastit ka kërkuar nga mbrojtësja që pyetja të formulohet më ndryshe meqenëse e dëmtuara në deklaratë e saj nuk ka përmend që ka pas marrëdhënie intime me këtu të pandehurin Sadik Idrizaj, e poashtu as dëshmitari në deklaratën e tij të dhënë më herët.
Mbrojtësja: Ju keni deklaru se personi Agron ju ka thënë gjatë bisedës dhe ka filluar në fakt të ju dërgoj foto dhe video dhe ju nuk i keni shikuar sepse nuk keni mujt, dhe e keni blloku atë numër pyetja ime është për aq sa ju ia keni lëshuar sytë e që ju ka shty mos me mujtë me i shiku, a mund të na tregoni çka keni pa nga ato foto apo video?
Dëshmitari deklaron: Pas bisedës që e kam pas me të unë jam shqetësuar aq shumë sa gati ka dashtë me më ra të fikët dhe nuk i kam, hapë fare fotot
Mbrojtësja: Ju thatë se i keni thanë Agronit unë do të shkoj sot dhe do të ju denoncoj sot në polici
Dëshmitari deklaron nuk e kam cekur fjalën sot unë kam thanë se do të shkoj dhe do të denoncoj në polici
Pyetjet e prokurores:
Përveç palës së të akuzuarit edhe prokuroria e rastit i ka parashtruar pyetjet e njëjta babait të viktimës, duke e pyetur mbi telefonin që supozohet të ishte dhuratë nga i akuzuari për viktimës.
Dëshmitari deklaron: po ka pasë por nuk më kujtohet çfarë lloji, telefonin unë ia kam pasë dhe të njëjtin e ka përdorë dhe ka vazhduar edhe shoqëria e njëjtë që e ka pasë e që janë disa shoqe të klasës me të cilat ka qenë më herët.
Në pyetjen e prokurores a keni vërejte se a ka ndonjë kontakt me ndonjë person e që në këtë rast me personin në fjalë përmes telefonit apo gjatë bisedave
Dëshmitari deklaron: jo asnjëherë deri në momentin kur më ka kontaktuar ky person
Në pyetjen e prokurores se a keni vërejte ndonjë ndryshim rreth gardërobës saj rreth shëtitjeve apo ndonjë formë tjetër tek vajza jote
Dëshmitari deklaron jo sepse nëse e ka pasë ndonjë tesh qoftë farmerkë apo diçka tjetër ajo si e re është ndërruar me shoqet e vet
Në pyetjen e prokurores në kohët e fundit a ju kujtohet se çfarë telefoni ka pas vajza juaj
Dëshmitari deklaron më duket se ka pas një Iphone, më duket ka qenë një telefon i familjes që pastaj bashkëshortja ime e ka ble një tjetër dhe e ka marrë atë telefonin e bashkëshortes por nuk jam i sigurt.
Në pyetjen tjetër të prokurores zakonisht kush është marrë më tepër për përkujdesjen e vajzës suaj meqenëse e njëjta tani ka arrite moshën 18 vjeçare?
Dëshmitari deklaroi: Vajza pas orarit të mësimit ka ndodhë që ka ardhë në sallon ku punoj unë me bashkëshorten time si frizer por ka ndodhë që të shkoj në shtëpie kur ka pas për të mësuar, nuk kam vërejte ndonjë shqetësim tjetër pos asaj që zakonisht ka vënë kapele në kokë dhe ka mbulu pamjen e fytyrës në atë mënyrë dhe arsyeja pse është që po vepron në atë mënyrë, më ka thanë që kjo është në trend është si modë, ka ndodhë që ndonjë herë prej shtëpisë ka shkuar në shkollë vetëm dhe ka ndodhë që ndonjë herë ka ardhë edhe me veturë me mua.
Në pyetjen e prokurores a keni vërejte te vajza juaj ndonjë ndryshim pas moshës 16 vjeçare ku sipas saj ka deklaruar se ka pas sulm seksual nga ana e të pandehurit Sadik Idrizaj e poashtu edhe shtrëngim nga ana e tij.
Dëshmitari deklaron kam vërejte pak ndryshime në pamje dhe atë e ka lanë sportin me të cilin është marrë më herët ku ka qenë pjesë e sportit të xhudos pastaj kam vërejte edhe disa.
Dëshmitari në fund deklaroi se në lokalin ku punojnë bashkë me bashkëshorten kanë ardhë disa persona pasi e ka denoncuar rastin, ku i është kërkuar ta heq deklaratën ndaj Sadik Idrizajt i njohur si Agroni.
Ai përmend se njëri prej këtyre personave është vëllai i të pandehurit dhe një person tjetër.
Sadik Idrizaj, i cili jeton në ShBA është denoncuar nga vajza e M.A.
Ajo po pretendon që për një kohë, kur ajo ishte e mitur, u shfrytëzua seksualisht nga i njëjti, derisa tash kur ajo ka arritur moshën 18 vjeçare po tenton që të hyj në lidhje me të dhe pas refuzimeve, përmes njerëzve që ka paguar, ka përcjell e kërcënuar prindin e saj.
Sipas vendimit për fillim të hetimeve Sadik Idrizaj dyshohet për veprat penale “shtrëngim” dhe “sulm seksual”.
Lexo edhe: