A ishin sulmet në Bruksel hakmarrje për arrestimin e Abdeslamit? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    A ishin sulmet në Bruksel hakmarrje për arrestimin e Abdeslamit?

    Insajderi
    22 March 2016 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këto pyetje janë parashtruar nga e përditshmja britanike The Guardian, e cila ka bërë një analizë të ngjarjeve të fundit terroriste në Evropë, duke i vënë theks të veçantë sulmit të Brukselit dhe arrestimit pak ditë më parë të Salah Abdeslam-it.

    Shpërthimet në Bruksel nënvizojnë pika të ndryshme dhe shumë interesante në lidhje me terrorizmin.

    E para është e qartë se kërcënimet nga militantët islamik në Evropë mund të rriten dhe të bien, por jo të zhduken me arrestimin e një njeriu, sado i rëndësishëm që të jetë ai. Politikanët evropian arrestimin e Abdeslam-it të premten e konsideruan “goditje të madhe” por që tani nuk duket edhe aq.

    E dyta është se të dy palët edhe terroristët dhe ata që po përpjekën për të ndaluar atë, duan që ta kenë iniciativën. E gjë që ka një praktikë dhe një aspekt psikologjik. Për agjencitë kundër terrorizmit, qëllimi është që të marrin informacione të mjaftueshme për të nisur spastrime tek të dyshuarit para se ata kanë kohë për të aplikuar planet e tyre terroriste.

    Këto rrjete terroriste shpejt bien nën një presion të tillë të pamëshirshëm, siç është treguar në Irak në mes të dekadës së fundit. Për terroristët, qëllimi është që të tregojnë se ata ende mund të terrorizojnë Evropën dhe të polarizojnë me dhunë.

    Kjo nuk është aq shumë për hakmarrje, por thjesht duke treguar një aftësi të vazhdueshme e cila tregon se ata nuk janë të rrënuar ende. Po ashtu është e mundur që rrjeti terrorist dëshiruan të veprojnë më shpejt para se agjencitë policore t’i bastisnin ata, pas informacioneve të mundshme të fituara pas arrestimit të Abdeslamit.

    Broken windows seen at the scene of explosions at Zaventem airport near Brussels, Belgium, March 22, 2016. REUTERS/Francois Lenoir
    Broken windows seen at the scene of explosions at Zaventem airport near Brussels, Belgium, March 22, 2016. REUTERS/Francois Lenoir

    Madje Ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders, ka treguar të dielën sen Abdeslam i kishte treguar hetuesve se ai po planifikonte një sulm të ri terrorist në kryeqytetin belg.

    “Ai ishte i gatshëm të organizoi një sulm në Bruksel, dhe kjo mund të jetë e vërteta, pasi atij i janë gjetur armë të rënda dhe në masë të madh. Po ashtu kemi zbuluar se pas tij qëndron një rrjet i gjerë terrorist”, deklaroi Reynders për mediet belge.

    Pavarësisht perceptimit global të ideologjive ekstremiste dhe me portretizimin e grupeve të tilla si Shteti Islamik dhe al-Kaida si ndërkombëtare, megjithatë, aktivizimi i terroristëve të tillë është krejtësisht lokal, pra, njerëz që janë të rritur në ato zona dhe e njohin mirë vendin.

    Gjatë dekadave të fundit, pothuajse të gjitha sulmet në Evropë kanë pasur të përfshirë njerëz lokal që kanë sulmuar caqet lokale. Kjo ka të ngjarë të jetë edhe në rastin e Brukselit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark