×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A ishte fatura prej 400 eurosh motivi i vrasjes në Prizren? – Prokuroria tregon për Insajderin

    Insajderi
    03 January 2023 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 4:00 të mëngjesit ka gjetur vdekjen një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren. Deri tek vrasje dyshohet se erdhi si pasojë e një fature prej 400 eurosh.

    Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Nazan Shero i tha Gazetës Insajderi se shuma prej 400 eurosh është përmendur edhe nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen.

    Ndonëse, Prokurori ende nuk ka një konfirmim zyrtare se ky mund te jete motivi i vrasjes së 31 vjeçarit nga Kukësi.

    Tutje, Shero tha se i dyshuari për vrasjen e Visat Cengut u mbrojt në heshtje.

    “Sa janë të sakta nuk mundemi me ditë se jemi në hetim e sipër dhe për momentin jam duke ndërmarrë veprime hetimore. Janë deklaratat e dëshmitarëve që flitet për 400 euro mirëpo ai (Dibran Hoxhaj) është mbrojt në heshtje”, tha Shero për Gazetën Insajderi.

    Tashmë policia është duke bastisur shtëpinë e Dibran Hoxhajt, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

    Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Në mesin e personave që janë shoqëruar në polici është edhe pronari i lokalit. Ka dyshime që D.H të jetë personi që ka qëlluar me armë zjarri për momentin është duke u intervistuar, nuk është arrestuar është i ndaluar. Katër-pesë persona tashme janë në stacionin policor. Policia është duke bërë kontrollimin dhe bastisej në disa objekte për rreth dhe në shtëpinë e një personi të dyshuar”, tha Bytyqi për Insajderin.

    Nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 4:00 të mëngjesit ka gjetur vdekjen një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, se rasti ka ndodhur në lokalin “Kobra City”, pronar i së cilit është Dribran Hoxhaj, i njohur me njofkën Kobra.

    Ndërsa, Policia e Shqipërisë ka deklaruar se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal “Kobra City”, pronar i së cilës është Dibran Hoxhaj, i njohur me njofkën Kobra.

    Sipas policisë shqiptare, Kobra dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tre shqiptarëve, të cilët ishin duke u larguar për në Kukës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark