A ishte penallti rasti në momentet e fundit mes Dukagjinit dhe Gjilanit? - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    A ishte penallti rasti në momentet e fundit mes Dukagjinit dhe Gjilanit?

    Insajderi
    23 February 2025 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit është mbyllur pa gola, por që në fund kishte pakënaqësi të mëdha nga mysafirët në ndarjen e drejtësisë.

    Mervan Bejtullahu ishte gjyqtar kryesore në këtë takim, ndërsa në VAR ishte Alban Shala.

    Gjilani ka pakënaqësi të mëdha për një rast në kohën shtesë, kur sulmuesi i tyre Almir Aganspahic u rrëzua në zonë nga mbrojtësi Elton Basri.

    Zhvillohej minuta e katërt e kohës shtesë, kur Gjilani e nisi bukur një kundërsulm, me sulmuesi Aganspahic që ishte i vetëm me portier, por që Basri nga prapa vjen dhe e ndërpret aksionin.

    Bejtullahu nuk e ndaloi lojën, ndërsa nuk u ftua fare në VAR nga Alban Shala, duke e përfunduar ndeshjen me shifrat 0-0.

    Në anën tjetër, edhe tifozët e Dukagjinit kanë shprehur indinjatën me një rast në favor të skuadrës së tyre, ku u kërkua penallti.

    Bejtullahu para një jave kishte gjykuar ndeshjen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Dukagjinit, ku gjilanasit kishin dal me një deklaratë duke kërkuar që ai të mos gjykojë më ndeshjet e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark