Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Galuk Konfjuca ka folur rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të reja për shkak zhvillimeve të fundit në vend, më konkretisht mos-tërheqjes së kryeministrit, Albin Kurti për shtyrjen e vendimit për targat.
Konjufca është shprehur se nuk është koha për zgjedhje e aq ma pak për shkak siç thotë ai manovrave të Serbisë.
“Kam thënë që nuk do të doja që zgjedhjet me na inponu Vuçiqi dhe Serbia. Serbia bën këtu lëvizje, manovra e ti me shku në zgjedhje si Kosovë, pse ashtu. Pavarësinë një shtet e kallxon edhe kur organizon zgjedhje të lira, jo kur dëshiron një shtet tjetër”, ka thënë Konjufca në Klan.
Konjufca ka konfirmuar se Kurti dy herë është tërhequr nga vendimi për targat, për shkak se ka kërkuar Amerika, e që nuk e përjashton mundësinë që mund të ndodh sërish.
“Edhe herën e tretë z.Kurti ndoshta i dëgjon i shtynë, unë spo e përjashtojnë por nuk e besoj”, tha ai përcjell Insajderi.