A janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro? Ministria del me njoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro? Ministria del me njoftim

    Insajderi
    27 December 2024 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se kanë proceduar transferin e pagave për shërbyesit publikë, shtesën 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç, përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe kategoritë e luftës.

    Ai ka thënë se mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pension-marrës përfitues dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë, dhe se janë ekzekutuar gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.

    “Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës. Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar”, ka shkruar Murati në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark