Shkruan: Dafina Demaku
Kuptohet se formate televizive si ky që quhet Big Brother, nuk është i destinuar të ketë lojtarë që mund ta krahasohen me Sami Frashërin, Faik Konicën, Albert Kamyn, Leo Tolstoin apo Zhan Zhak Rusonë. Por, prapashtesa ‘VIP’ në Big Brother, megjithatë është shqetësuese…
Duke qenë që formati i reality show si Big Brother, në këtë kohë tejet dinamike, kërkon ta kesh kohën e botës për ta shikuar, deri mbrëmë, nuk kisha asnjë mundësi ta përcillja.
Dhe kur jemi te koha, kjo duket arsyeja pse shoqëritë më të zhvilluara ekonomikisht, e kanëtejkaluar këtë lloj formati televiziv. Pra, nuk e prodhojnë më, duke qenë që nuk kanë audiencë për ta shikuar. Audienca, ose shoqëritë perëndimore sot, pra me një fjalë, le ta themi shkurt dhe qartë: nuk kanë vakt për të humbur me një reality show të tillë.
Mbrëmë gjeta kohë ta shikoja një pjesë të gjatëtë ‘Prime’, për arsye studimore – siç parapëlqejmë të themi një pjesë e shoqërisë – si një arsyetim që për dikë mund të jetë real, e përdikë sajesë për t’a tejkaluar muhabetin rreth diçka që – megjithatë – ke të drejtë: ta shikosh, ose jo.
Për formatin e ngjashëm televiziv në Shqipërinë mëmë, deri tani, nuk kam idenë se çka po ndodhë, ndërkaq për këtë në mëmëdhenë tonë Kosovën, ja disa nga përshtypjet që mora nga mbrëmë:
Racizëm dhe mediokritet
Skenat dhe debatet që zhvilloheshin mbrëmëmes rreth 10 banorëve në këtë që quhet shtëpi, janë replikë e një ‘lifestyle’ tipik kosovar tëviteve të pasluftës – deri sot. Një problem qëndron këtu: duke qenë që këto formatetelevizive në Kosovë dhe në Shqipëri, e kanëprapashtesën ‘VIP’, duket se shoqëria jonëpërgjatë këtyrë viteve, ka arritur të nxjerr ngavetja – le të themi – më të rëndësishmit e përhapjes së racizmit dhe mediokritetit.
Për mbi katër orë të jetës time që i humbambrëmë në këtë format televiziv, nuk pati as edhe një sekondë që do t’ia vlente ta procesojanë pjesën e trurit për mbamendje.
Ishte qesharake rikthimi i debateve për luftëndhe rreth luftës në Kosovë, se qysh banorët e zhvillonin tipik si politikanët në vendin tonë, qëprej viteve të pasluftës – deri sot.
Duket se seancat e Kuvendit të Kosovës, ku janëmiratuar ndoshta qindra ligje – të cilat qytetarëtmund të dënohen për shkelje të tyre kohë pas kohe sepse nuk i dinë, kanë pasur efektin e vet.
Pjesa që mban mend kjo shoqëri nga seancat e Kuvendit, është vetëm: Ku ke qenë ti në luftë? Pse s’ke luftu? Dhe dialogje e monologje tëtilla, shpërndahen gjithandej në pjesën tjetër tëshoqërisë – deri edhe te lojtarët e Big Brother.
Nga një kërkim i shpejtë që bëra në internet, përtë pasur idenë se cilët nga këta Persona Shumëtë Rëndësishëm që janë pjesë e Big Brother, kanë gjasa për të dalë fitimtarë, më dolën dy: Xhuliana dhe Stresi.
Për këtë të fundit, nuk ia kam idenë për lojën që bën aty, por nga Prime mbrëmë, e kuptova lojën e tij – që i derivon nga jeta e tij publike si një farë këngëtari mediokër që as nuk di se në cilin zhanër do të mund ta fusje.
Vedati i Stupcave: Një ‘yll’ që mund të shuhet nga Big Brother
Sa për shijen time të humorit, Vedati i Stupcave, nuk ka qenë kurrë një yll. Megjithatë, nuk mund të mohohet suksesi komercial që ai me bandën e tij të asaj që në shoqërinë tonë llogaritet sihumor, kanë pasur periudha shkëlqimi.
Nga ajo që pashë mbrëmë në Big Brother, pashë që Vedati i Stupcave do ta humb shkëlqimin që mund ta ketë pasur deri tani.
Big Brother është një lojë, por nuk është loja ku je i thirrur si Person Shumë i Rëndësishëm, që ta shpërfaqësh racizmin.
Këtë, e bënte saktësisht Vedati mbrëmë.
Duke iu referuar banores me emrin Xhuli, si një femër që ‘dukej si në kanagjegj’ dhe duke ia shtrembëruar emrin në ‘Xhule, Xhuli, e Xhylë’, Vedati po ngriste në piedestal atë që e bën përgjatë viteve: humorin racist ndaj Drenicës.
Vedati – një Person i Rëndësishëm i shoqërisë kosovare, nuk po e kishte as idenë më të vogël si mund t’i ikë provokimeve të një banoreje që po quhej Xhuli – grindavece dhe llafazanederi në skaj (mirë për lojën, kuptohet), por ishte tmerruese se si një nga aktorët më të pëlqyer nga kjo shoqëri, binte lehtësisht në grackën e një personi të panjohur për mua që quhej Xhuli. Për më tepër, hatri i saj, një ‘aktor i rëndësishëm’ shpërfaqte racizmin që e karakterizon.
Pyetja që bëhet këtu, është: A di të flasë Vedati, diçka, përtej skenarit?
Një pjesë qesharake që më la përshtypje mes kësaj Xhulit dhe këtij Vedatit, ishte debati për luftën:
“Pse nuk e ke kapë alltinë ose pushkën, në luftë” – pyeste Xhuli, Vedatin.
Zonja Xhuli, duket se nuk ka shumë ide se alltia në luftë, nuk ishte ndonjë artileri që të kryente punë. Sepse lufta, që e kam përjetuar personalisht goxha tmerrshëm, ka qenë pakëz më e fortë. Pra, alltia nuk është se ka mundur të të kryej ndonjë punë, përveç se me e tremb ndonjë shpend.
Kjo tregon se këta njerëz Shumë të Rëndësishëm, nuk ia kanë idenë se çfarë lufte është zhvilluar në Kosovë, e nëse më lejoni ta them, as qëllimin e saj. Këtë ngrehinë dyshimesh, ma forcon aktori i njohur për kosovarët me emrin Vedat.
Vedati – aktori i dobët në Big Brother, i fliste kësaj Xhulit për ‘deportimin’.
Për 17-18 vjecarë në vendin tonë, moshë qëdikush mund ta ketë pasur në kohën e luftës, deportimi nuk është pjesë e lavdishme e vendittonë. Thirrja e UÇK-së në luftë ka qenë që të qëndrojmë në shtëpitë tona, në mos, në to edhe të vritemi. Siç bëjnë ukrainasit sot dhe siç parapëlqejmë të fryhemi me ta J.
Pra, depërtimi, na kryen punë për një padi për gjenocid ndaj Serbisë, herëdokur, por jo për t’u lavdëruar ose arsyetuar kur debatojmë hapur me njëri-tjetrin.
Përfundimi: Duke qenë që në Kosovë, gazetarë e analistë kemi filluar të flasim me veten edhe publikisht, i kërkoj falje vetes për kohën që ia humba për ta shikuar një Prime të Big Brother dhe i premtoj që s’do ta përsëris 😛.
P.S. Kjo nuk është kritikë pse Klan Kosova ka bërë një reality show të tillë. Respekt për qindra njerëz që mund të jenë të angazhuar për ta nxjerr këtë format në dritë, si pjesë e punës. Pezmi im është, se çfarë Persona Shumë të Rëndësishëm kemi prodhuar, si shoqëri. Shoqëritë që i lakmojmë, në këtë pjesë, kanë emra të tjerë: do emra, që ia vlen t’i procesoshë në mbamendje. Ose, pse quhet Big Brother VIP?