
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të ditur se nuk ka pasur më takim të ri me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjidhjen e ngërçit politik përmes një marrëveshje politike.
Izmaku tha se ka “mungesë totale të vullnetit politik” për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Ditët e fundit nuk ka pasë asnjë qëndrim të ri, asnjë takim të ri. Po duket që s’është më as procedurale, as juridike, mirëpo është më shumë morale. Ka mungesë totale të vullnetit politik të lidershipit të krejt partive të mëdha politike për ta gjetur një zgjidhje”, tha deputetja e Nismës.
“Pra, të ndërtohet marrëveshje politike dhe të zgjidhen këto probleme dhe ky ngërç politik”, shtoi më tej ajo.
Kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, ka konfirmuar më herët se ka mbajtur takime me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. /Insajderi.org/