“A jeni në tokë të bukës, hej?”- Mustafa reagon pasi shteti tentoi ta fsheh aksidentin e ministres Hajdari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “A jeni në tokë të bukës, hej?”- Mustafa reagon pasi shteti tentoi ta fsheh aksidentin e ministres Hajdari

    Insajderi
    10 April 2022 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar për rastin e shkeljes me veturë të një të miture nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se institucionet po tentojnë ta fshehin rastin.

    Por ministrja hajdari, ka deklaruar se një fëmijë u përplas në veturën e saj.

    Reagimi i plotë nga Mustafa:

    A jeni në tokë të bukës, hej?!

    Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.

    Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!

    A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark