A ka arritur me kohë në zyre sot Përparim Rama apo mbeti në kolonë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    A ka arritur me kohë në zyre sot Përparim Rama apo mbeti në kolonë?

    Insajderi
    28 October 2022 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot ka filluar testimi i shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet. Ky eksperiment i Komunës së Prishtinë ka krijuar një tollovi të madhe në të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit, mëngjesin e së premtes.

    Kjo ka bërë që të shkaktohen aksidente dhe kolona të gjata nëpër rrugët në të cilat po bëhet testimi.

    Shumica e qytetarëve kanë mbetur më shumë se një orë në kolona.

    Por, a mbeti në kolonë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ekipa e tij?

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me nënkryetarin e komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, për ta pyetur nëse Rama ishte vonuar sot për punë për shkak të eksperimentit të tij.

    Zogaj tha se sot kryetari e ka nisur ditën në ora 07:00 të mëngjesit duke mbërritur me kohë në punë.

    Ndërsa, sa i përket ekipit të tij, Zogaj shtoi se sot më pak kanë ngecur në trafik dhe se i gjithë ekipi është në teren.

    “Kryetarit sot në 07:00 e ka nis ditë ka mbërritur me kohë në punë. Ne më pak kemi ngecur sot në trafik, krejt ekipin e kemi në teren që janë duke i bërë krejt matjet, incizimet me dron, fotografi”, tha Zogaj për Insajderin.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja, për tri ditë radhazi, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit.

    Komuna bën të ditur se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark