
Në adresë të Gazetës Insajderi ka ardhur një ankesë se në tregun farmaceutik po qarkullojnë aspirinë të falsifikuara. Një qytetarë e cila i ka hasur në dy barnatore, ka hedhur dyshime se aspirinat që ka blerë kanë qenë fals dhe e njëjta e ka njoftuar rastin edhe në Inspektorati Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, e që kjo ankesë, nga shteti është konfirmuar edhe për Gazetën Insajderi.
Gazeta Insajderi
Aspirinë të falsifikuara dyshohet se janë gjetur në dy barnatore në Prishtinë. Një qytetarë (emër i njohur për redaksinë) ka hasur në dy barnatore aspirinë që sipas saj dyshon që ishin të falsifikuara për shkak të paketimit por edhe cilësisë.
“Kam gjetur këtë lloj aspirini në dy barnatore. Kjo më ka shqetësuar shumë sepse përpos që kam dyshuar në paketim, kam vërejtur që edhe nuk kanë pasur efekt. Pra, edhe në cilësi kam vërejture ndryshi ” ka thënë kjo qytetare për Insajderin.
Shqetësimin e saj ajo e ka adresuar edhe në Inspektorati Farmaceutik në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Drejtoriesha e këtij departamenti në MSH, Remzie Thaçi ka thënë se kanë pranuar një ankesë lidhur me këtë rast
“Ju njoftojmë se kemi pranuar një ankesë lidhur me shqetësimin e mëposhtëm te përafërt me pyetjen tuaj si ankesë nga qytetari dhe e njëjta do te trajtohet me prioritet , për shkak te ndjeshmërisë për banderollen, andaj iu lutem nëse keni ndonjë informatë shtesë kërkojmë bashkëpunimin tuaj lidhur me rastin”, ka thënë Remzie Thaçi, Inspektorati Farmaceutik.
Përpos aspirinave në Inspektorati Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë brenda vitit të kaluar janë pranar 54 ankesa nga qytetarët të fushave të ndryshme.
“Të gjitha ankesat e qytetareve janë shqyrtuar nga ana e Inspektoratit Farmaceutik , të cilat kanë qenë të natyrave të ndryshme, si Produkte pa banderole, me banderole të shteteve tjera, me banderolla jo konform paketimit, dhenia e produkteve pa afat, ndrrimi i terapisë, per dhenie të produkteve me afat të skaduar, ofrim të sherbimit farmaceutik jo nga farmacisti etj” thuhen në përgjigjen e ministrisë.
Aspirinë fals hasen shpesh në tregun farmaceutik botëror. Në media janë raportuar disa raste kur janë arrestuar persona që kanë shitur aspirina të falsifikuar. Një rast është përmendur në Kinë ku vitin e kaluar ishin arrestuar 27 persona duke u cilësuar si bandë e rrjetit për shitjen e aspirinave fals.