Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka marrë informacione të pavërtetuara që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë ministri.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Afrim Berisha, këshilltari i ministrit Maqedonci, duke mohuar një gjë të tillë.
“T’fala Ganimetes, ruaje të njëjtën deklaratë edhe pas 4 vitesh dhe pastaj edhe pas 4 tjera, dhe pastaj… Uki”, shkroi ai.