Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se nuk ka përçarje brenda partisë.
Sipas tij PDK është partia më e unifikuar në Kosovë dhe se brenda strukturave të partisë ekziston unitet i plotë.
“E them me siguri të plotë që brenda PDK-së ka unitet të plotë. Ne përveç që jemi të njëjtës parti me pjesën dërmuese jemi miq e shok. Dhe atë jo për një kohë të shkurt po për dekada. Ka dallim në moshë. Por sa i përket stazhit politik, pjesa më e madhe i kanë më shumë se 20 vjet në PDK. Dhe jam i lumtur që kam një komunikim, mbështetje. PDK është mirë e përgatitur. Ne kemi arritur që gjithë degët ti krijojmë shtabet zgjedhore, t’i krijomë nën shtabet zgjedhore. Dhe pa ndonjë dilemë jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurti”, tha Hamza.