“A ka më dënim se mos me qenë prezent në lindjen e fëmijës”- flet në gjykatë avokati i të akuzuarit për terrorizëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “A ka më dënim se mos me qenë prezent në lindjen e fëmijës”- flet në gjykatë avokati i të akuzuarit për terrorizëm

    Insajderi
    25 January 2024 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Kelmendi, avokati i Ardian Gjurajt, të akuzuarit për vepra penale të terrorizmit, ka folur përpara trupit gjykues para prezantimit të vendimit të shkallës së parë.

    Kelmendi e ka akuzuar trupin gjykues për mos-lejim të Gjurajt në pjesëmarrjen e varrimit të babait të tij dhe momentit të lindjes së të birit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Duke pasur parasysh minimumim dhe maksimumin e veprave penale, meqenëse qëllimi i dënimit është të arrihet (s’kuptohet)… Unë mendoj se qëllimi i dënimit vetëm është arritur dhe e them këtë për faktin se, a ka dënim më të madh se për herë të parë të provojnë ndjenjen të jetë prind me datën 23 2021, i vjen në jetë fëmija i tij i parë, gëzimi i tij i parë dhe i njëjti s’mund të jetë prezent qoftë edhe pesë minuta”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

    “A ka dënim më të madh kur me datën 03.01.2021 i ndërron jetë babai dhe i mohohet e nuk i lejohet apo i pamundësohet dhënia e lamtumirës së fundit”, shtoi tutje ai.

    Gjykata Themelore e Prishtinës në këtë seancë ta bëjë të ditur lartësinë e dënimit për katër persona, të cilët në fund të vitit të kaluar i dënoi për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

    Të dënuar nga shkalla e parë janë Ardian Gjuraj, Egim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa, të cilëve u ishte gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit në kohën kur ishin arrestuar. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark