“A ka ndonjë pronar në protestë”- Deputetja e VV’së mërzitet fort për punëtorët të cilëve po ashtu iu është shtrenjtuar rryma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “A ka ndonjë pronar në protestë”- Deputetja e VV’së mërzitet fort për punëtorët të cilëve po ashtu iu është shtrenjtuar rryma

    Insajderi
    29 May 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, është shqetësuar tejmase për punonjësit e angazhuar nëpër kompanitë prodhuese të Kosovës, të cilët po kundërshtojnë në mënyrë demokratike vendimin për tregun e hapur të rrymës, që do t’i dëmtojë ekonomikisht.

    Deputetja hallin e ka pasur për punonjësit që kanë dalë në protestë, teksa ka pyetur se a ka ndonjë pronar në këtë protestë.

    A ka ndonjë pronar në protestë apo vec punëtorë të detyruar, të cilëve këta pronarë u hynë në hak në çdo aspekt, çdo ditë“, shkroi ajo.

    Siç duket, deputetja e VV’së e ka lënë në harresë faktin se edhe punonjësve iu është shtrenjtuar rryma nga ZRRE’ja për 16 për qind. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark